Komunikacioni në Maqedoni, reshje të borës në disa vende

263

Komunikacioni në rrugë po zhvillohet pa ndalesa, në rrugë të lagështa. Reshje të borës ka në Strazhë, Presekë, Mavrovë, Kodër të Diellit, Pletvar, Kullë dhe Kripa Pallankë-vendkalimi kufitar Deve Bair.

Për shkak të paraqitjes së mjegullës, dukshmëria në vendkalimin kufitar Gjavatë është ulur në 20-50 metra, bëri të ditur LAMM.

MÖBEL THEMA

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Për shtetasit e Maqedonisë së Veriut janë mbyllur të gjitha vendkalimet kufitare për dalje nga shteti. Janë mbyllur edhe vendkalimet kufitare pr hyrje në shtet për shtetas të huaj, udhëtarë dhe automjete, përveç se për transit të automjeteve për transportimin e mallrave, për përfaqësues të korit diplomatik dhe ata të cilët do të marrin leje adekuate nga ana e shtabit kryesor koordinues.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur, respektim të sinjalizimit të vendosur në komunikacion dhe drejtim me kujdes të automjeteve, veçanërisht në rrugët përgjatë luginave, ku ka mundësi për paraqitje të rrëshqitjeve të dheut. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.

Comments