Komunikacioni në Maqedoni, ulet dukshmëria në disa rrugë

68

Dukshmëri e zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës nga 100 deri në 150 metra ka në aksin rrugor Veles-Shtip, deri në 100 metra në aksin rrugor Tetovë-Shkup, nga 20 deri 30 metra në aksin rrugor Dibër-Strugë, deri në 50 metra në aksin rrugor Kumanovë-Shën Nikollë, deri në 50 metra në grykën malore Gjavatë dhe deri në 100 metra në vendkalimin malor Pletvar, informojnë nga LAMM.

Prej atje potencojnë se intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është mesatar dhe zhvillohet nëpër rrugë vende-vende të lagështa.

MÖBEL THEMA

Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe grykat malore, ku ka paraqitje të mjegullës së mëngjesit dhe mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë./Telegrafi/

Comments