Koronavirusi, shkon në 1 115 numri i të vdekurve

126

Vijon të rritet numri viktimave nga koronavirusi në Kinë. Ka shkuar në një mijë e 115 numri i të vdekurve, ndërsa 45 mijë e 169 persona të tjerë janë konfirmuar të infektuar.

Sipas mediave vendase Hubei në Kinë raportoi se 94 persona të tjerë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi, duke çuar numrin e vdekjeve në epiqendër në një mijë e 68 që nga fillimi i shpërthimit.

MÖBEL THEMA

Ndërkohë mijëra persona mbeten në karantinë në anijen e lundrimit Diamond Princess në Japoni. Autoritetet japoneze bëjnë me dije se 175 raste janë konfirmuar në bord deri tani. Po ashtu, më shumë se 2 mijë persona kanë ngecur në anijen e lundrimit Ëesterdam, e cila i është mohuar hyrja në vende të shumta pavarësisht se nuk ka pacientë të dyshuar në bord.

Nga ana tjetër drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus,  tha se ai beson se ka një “shans real” të ndaluar shpërthimin, por paralajmëroi se ai ende përbën “një kërcënim shumë të rëndë.”

Comments