Koronavirusi s’ia ka lënë “shenjë” Bayernit, mbetet “baba” i Bundesligës

119

Bayerni ka mposhtur Union Berlinin me rezultat 0-2 në ndeshjen e xhiros së 26-të të Bundesligës gjermane.

Te bavarezët nuk ka ndikuar aspak pandemia dhe pushimi dhe u treguan shumë të fortë edhe për kundër rezistencës së madhe të skuadrës nga kryeqyteti gjerman, shkruan Indeksonline.

Bayerni fillimisht shënoi në minutën e 19-të me anë të Muller, por goli u anulua për shkak të pozicionit jashtë loje.

 

 

Golin e parë të vërtetë e shënoi Robert Lewandowski në minutën e 40-të nga penalltia. Polaku me këtë realizim ka kapur shifrën e 40 golave këtë sezon.

MÖBEL THEMA

Rezultatin e dyfishoi Pavard në minutën e 80-të të ndeshjes, ku shfrytëzoi një krosim nga këndi.

Me këtë fitore, Bayern mbetet në krye të Bundesligës me 58 pikë, katër më shumë se Dortmundi në vendin e dytë dhe gjashtë më shumë se Monchengladbach. /IndeksOnline/

Comments