Kosova në listën e zezë të Zvicrës, 10 ditë karantinë pas kthimit

254

Nëse doni të shmangni këtë detyrim të ri që nga e hëna, duhet të mbani veten të informuar për vendet e reja të rrezikut

Udhëtimi jashtë vendit është bërë më stresues në kohën e krizës së koronavirusit.

Përveç masave mbrojtëse dhe kushteve të pasigurta të udhëtimit, Zyra Federale e Shëndetit (BAG) tani rendit edhe zonat e pushimeve të rrezikut. Zviceranët me pushime në këto vende duhet të karantinohen për dhjetë ditë kur të kthehen më pas në Zvicër, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Nga 6 korriku vlen si më poshtë: Zviceranët që kalojnë pushimet e verës në vende si Suedia, Serbia, Kosova, Izraeli apo Rusia duhet të kalojnë dhjetë ditët e para pas udhëtimit të kthimit në izolim, shkruan Blick.

MÖBEL THEMA

BAG dëshiron të parandalojë një valë të dytë, përcjell tutje albinfo.ch.

Karantinë prej dhjetë ditësh

Nëse akoma doni të shkoni në vendet me rrezik, duhet të përgatiteni për dhjetë ditë karantinë pasi të ktheheni në Zvicër. Udhëtarët duhet të raportojnë pranë autoriteteve kantonale. Kompanitë e linjave ajrore udhëzohen që në fakt të mos transportojnë pasagjerë të sëmurë, përcjell tutje albinfo.ch.

Lista duhet të azhurnohet rregullisht, ndoshta të paktën mujore. Suedia ishte një vend problematik edhe më herët, por edhe sot. Më parë, udhëtarët në aeroport duhej të bënin një matje të temperaturës ose, nëse ishte e nevojshme, një provë Covid 19.

Comments