Kryeministri del pak në Gërmi, nuk zbaton masat anti-COVID

70

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është fotografuar duke shkelur njërën nga masat më të rëndësishme anti-COVID, atë të bartjes së maskës në publik.

Teksa po ecte në Gërmi bashkë me familjen, kryeministri nuk e kishte vendosur maskën, për çka një qytetar i rëndomt dënohet me 35 euro gjobë.

Fotografia është shpërndarë nga qytetari Shpat Krasniqi, përderisa e shtron edhe një pyetje “A nuk jemi të gjithë të barabartë para Ligjit?”.

/Gazeta Express/

Comments