KSHZ: Nuk janë rrezikuar të dhënat e qytetarëve

86

KSHZ sot shqyrton raportin e Agjencisë për mbrojtjen e të dhënave personale, në të cilin Agjencia ka konstatuar nëntë raste ku të dhënat personale të qytetarëve mund të mos kenë pasur mbrojtje të sigurt. Sipas nënkryetares së KSHZ-së, Ditmire Shehu, të gjitha vërejtjet e Agjencisë janë për administratën dhe sektorin e IT-së, një pjesë e të cilave janë të zgjidhura.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Shehu për “Alsat” thotë se të dhënat personale të qytetarëve nuk kanë qenë të rrezikuara. Së shpejti paralajmëroi edhe takim me drejtorin dhe zv/drejtorin e Agjencisë për mbrojtjen e të dhënave personale.

Të dhënat e mbrojtura të qytetarëve, sa i përket listës zgjedhore, siç ashtu mendohet në opinion, ato të thëna janë të ruajtura në serverët e KSHZ-së dhe nuk kanë lidhje aspak me angazhimin e DUNA-s si operator ekonomik gjatë mbledhjes së rezultateve. Do të thotë DUNA ka pasur qasje vetëm në mbledhjen e rezultateve natën e votimeve, nuk ka lidhje me pjesën e mbrojtjes së të dhënave personale të qytetarëve ose të Listës zgjedhore”, deklaroi nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu.

Comments