Kurti emëron tetë zëvendësministra të rinj në qeverinë e tij

136

Kryeministri Kurti ka vazhduar të emërojë zëvendësministra të rinj në qeverinë e tij.

MÖBEL THEMA

Të gjithë zv/ministrat që ka emëruar Kurti sot vijnë nga komunitet pakicë në Kosovë, shkruan lajmi.net.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Bashrim Shabani, zëvendësministër në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, Inci Halac-Bylykbash, zëvendësministre në Ministrinë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike, Erxhan Galush, zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Enis Kervan, zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hamza Balje, zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, Sreten Trajkoviq, zëvendësministër në Ministrinë e Shëndetësisë, Jasmina Jovanoviq, zëvendësministre në Ministrinë e Financave dhe Transfereve, dhe Milan Radojeviq, zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratë Publike”, bëhet e ditur në njoftim.

Sipas një njoftimit të Qeverisë, kryeministri Kurti, zëvendësministrave të rinj u ka uruar suksese dhe punë të mbarë në angazhimin e tyre. /Lajmi.net/

Comments