Kurti i drejtohet Biden: Aleatët tuaj do shikojnë drejtimin dhe udhëzimin tuaj

321

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherit kandidat për Kryeministër, e ka uruar demokratin Joe Biden me rastin e inaugurimit të tij si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai në një letër të cilën drejt Biden i përcjellë përgëzimet e tij për detyrën e re, thotë se do t’i ndjekinudhëzimet e tij përballë sfidave të përbashkëta.

“Ndërsa ndërmerrni hapa në shtëpi për të kapërcyer ndarjet dhe për të shëruar kombin tuaj, kështu aleatët tuaj jashtë do të shikojnë drejtimin dhe udhëzimin tuaj ndërsa ne përballemi me sfidat tona të përbashkëta”, thuhet mes tjerash në letrën e Kurtit drejtuar Biden.

Në anën tjetër, Kurti në pozitën e kryeministrit të Kosovës kishte dalë kundër thirrjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëpërmjet të Dërguarit Presidencial për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell për heqje të taksës dhe vazhdim të dialogut me Serbinë. /Lajmi.net/ 

Comments