Kurti ia kthen letrën Erdoganit, nuk e përmend fare çështjen e ambasadës në Izrael

124

Kreu i Vetëvendosjes,  Albin Kurti ia ka kthyer letrën presidentit turk, Tayip Erdogan, në të cilën ky i fundit shprehej i gëzuar që partia e tij do ta shqyrtojë çështjen e lokacionit të ambasadës së Kosovës në Izrael.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Në letër, Kurti nuk e ka përmendur fare këtë çështje, përveç që ka thënë se është falënderues për mbështetjen e Turqisë dhënë Kosovës, shkruan lajmi.net.

Tutje, Kurti ka shkruar se në momentin që do ta marrë qeverinë, do të angazhohet në thellimin e raporteve mes dy shteteve.

Përmbajtja e letrës:

I Nderuar president Erdogan.

Faleminderit për letrën uruese të 15 shkurtit 2021.

Më 14 shkurt këtë vit, përmes zgjedhjeve demokratike qytetarët e Kosovës vendosën një ndryshim radikal për të ardhmen e tyre. Shqiptarët në Turqi, dhe turqit në Kosovë janë urë e miqësisë mes dy shteteve tona. Ne vlersojmë lart rolin e turqve në Kosovë dhe ata do të vazhdojnë të luajnë një rol të veçantë në qeverinë time.

Ne jemi shumë falënderues për mbështetjen e Turqisë dhe shoqërisë së saj gjatë momenteve vendimtare të shtetit tonë.

Kur qeveria jonë të formohet, do të shoh përpara për thellimin e marrëveshjeve tona duke hapur komunikim dhe bashkëpunim të sinqertë.

Ju lutem pranoni, shkëlqesia juaj  konsiderantën dhe nderimet e mija më të larta. /Lajmi.net/

Comments