Kurti thotë se bashkë me Ramën do ta avancojnë bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri

60

Albin Kurti sot po qëndron për vizitë zyrtare në Tiranë.

MÖBEL THEMA

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot po qëndron për vizitë zyrtare në Tiranë, ku fillimisht është takuar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Gjatë konferencës për media, Kurti ka thënë se është i gëzuar që shteti i parë që po e viziton si kryeminitër është Shqipëria.

“Jam shumë i gëzuar që sot jam në Tiranë, shteti  i parë jashtë Kosovës patjetër që duhet të ishte Shqipëria. Ju falënderojë për mikëpritjen e përzemërt. Dua të kemi një fillim të fuqishëm të bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri që asnjëherë nuk ka pasur në vendet tona. Këto vende janë prioritet i njëra-tjetrës, u dakorduam të foromojmë një komision ndërshtetëror që ato 77 marrëveshje që janë nënshkruar deri më tani të zbatohen por edhe të shtohen të reja. Duam të shtojmë më shumë bashkëpunimin”, ka deklaruar Kurti, raporton lajmi.net.

Tutje, Kurti ka falënderuar Republikën e Shqipërisë dhe popullin shqiptar për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës si në luftë ashtu edhe në paqe.

“Duam që të bashkëpunojmë në aspektin ekonomik të prodhimtarisë, arsimit, sigurisë dhe politikës së jashtme. Ne dy kryeministrat, do ta dëshmojmë se do avancojmë bashkëpunimin tonë ndërshtetërorë në fusha dhe përmasa çfarë i ka dëshiruar populli ynë”, ka përfunduar Kurti. /Lajmi.net/

Comments