Kush do ta zëvendësojë Varanen?

54

Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane, s’do të luajë kundër Liverpoolit sonte e as kundër Barcelonës në vikend.

Mbrojtësi francez ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe do të vet izolohet menjëherë.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Lajmi është konfirmuar nga klubi në faqen zyrtare, raporton Gazeta Express.

Ai do të jetë mungesë e madhe për Madridin sonte, pasi Zinedine Zidane s’mund të llogarisë as në kapitenin, Sergio Ramos.

Sipas AS, pothuajse 100%, në mungesë të mbrojtësve, do të startojnë në mbrojtje Nacho dhe Militao. Derisa në krah të mbrojtjes pritet të luajnë Lucas Vázquez dhe Mendy. /Gazeta Express/

Comments