Kush e lajmëroi i pari vjedhjen e mbi dy milionëve? Bajrami e Abrashi “në garë” për meritat

69

Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi e ka përgënjeshtruar ministren e Financave, Hykmete Bajrami, e cila pati thënë se rastin e vjedhjes së 2 milionëve në Thesarin e Shtetit e kishte lajmëruar ajo në Polici.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Në një konferencë për media, i pari i MI-së, Arban Abrashi ka thënë se rastin e kanë raportuar nga ky dikaster.

Abrashi ka deklaruar se sekretari i ministrisë informatën e ka pranuar si dyshim dhe pastaj e ka lajmëruar në Thesar, e kur është vërtetuar e ka dërguar në polici.

“Sekretari i ministrisë me ka sqarua dhe me ka konfirmua se zyrtarët e ministrisë apo edhe ky vet nuk kanë qenë në dijeni për këtë transaksion të paligjshëm. Prandaj ajo që mund të them është se ka qenë një lajm i pavërtetë. Ajo çka mund të them është se sekretari i MI-së informatën për një transaksion të paligjshëm e ka pranuar me datë 19 si dyshim dhe atë dyshim e ka ngrit në thesar dhe kur është vërtetuar se transaksioni ka qenë i paligjshëm e ka dërguar në polici. Pra jemi këtu për të hequr dilemën se sekretari dhe zyrtarë të tjerë kanë qenë ne dijen dhe nuk e kanë deklaruar”, ka thënë Abrashi.

Edhe sekretari i MI-së, Izedin Bytyqi, ka thënë se informatën e ka pranuar më datë 19 tetor.

“Për me sqaru, unë si sekretar i ministrisë e kam pranu informatën për këtë vjedhje dhe transaksion, më datë 19 tetor ditën e hënë. nga zyrtari i cili e ka vërejt se janë bë pagesa të paautorizuara, mirëpo që vjedhja ka ndodhur nga një zyrtar i ministrisë së Financave. MI e ka zbulu vjedhjen dhe e ka raportu rastin në polici, deri tash nuk ka ndërlidhje të ndonjë zyrtari të MI me këtë rast.”, ka thënë Bytyqi. /Lajmi.net/

Comments