Lekaj: Autostrada e Dukagjinit do të ndodhë, pavarësisht ndryshimeve në Qeveri

113

Ministri në detyrë i Infrastrukturës në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Pal Lekaj ka deklaruar se autostrada e Dukagjinit nuk ka qenë vetëm premtim elektoral i Qeverisë Haradinaj, porse ajo do të ndodhë pavarësisht ndryshimeve në qeveri.

Deklaratën ministri në detyrë Lekaj, e ka dhënë për “Radio 1”.

MÖBEL THEMA

“Projekti i Autostradës së Dukagjinit nuk qenë vetëm premtim elektoral i Qeverisë Haradinaj. Ky projekt edhe sot faqebardhë iu them se do të ndodhë. Ky projekt është gjigand në të mirë nacionale dhe ndërshtetërore dhe normalisht që drejtpërdrejt ndikon në jetën e 650 mijë qytetarëve të asaj zone të Kosovës”, ka thënë Lekaj.

Ministri Lekaj më tutje ka shtuar se projeksioni dhe obligimet nga ana e Qeverisë dhe Ministrisë së tij janë kryer si dhe ka treguar për shumën e zotuar dhe planifikuar të fazës së parë.

“Janë 70 milionë euro të planifikuara për vitin e ardhshëm për Autostradën e Dukagjinit. Nga ana ministrore dhe qeveritare çështja ka hyrë në binar. Gjithçka ka ndodhur me miratimin e legjislaturës së gjashtë, tani i mbetet Kuvendit të ri të vazhdojë me procedim të mëtejmë. Ajo që ju siguroj edhe njëherë, autostrada e Dukagjinit do të ndodhë, pavarësisht ndryshimeve të pas 6 tetorit”, përfundoi Lekaj.

Comments