Logjika hakmarrëse e qeverisjes, është e dëmshme për institucionet

92
Shumë herë më ka qëlluar ta dëgjoj një shprehje që përdoret në institucionet tona publike : ‘’Mos puno shumë se të shkarkojnë!” Kjo tashmë fatkeqësisht është bërë realitet dhe po vërtetohet çdo ditë e më tepër edhe nga kjo qeveri. Ata që tregojnë profesionalizëm dhe janë të përkushtuar që të zbatojnë ligjet e shtetiit dhe të bëjnë punë të mira, kur lëvizin nëpër lakoret e matjes së performacës, nga negative tek ato pozitive, në vend të vlerësimit e motivimit, shkarkohen pa asnjë arsye!
Qeveria në pikun e angazhimeve që duhet të ketë për procedimin dhe zbatimin e ligjit, tashmë të stërvonuar, për rimëkëmbje ekonomike, gjen kohë të merret me shkarkime të personave që treguan zotësi të lartë menxheriale, e që për punën e tyre të mirë u vlerësuan pozitivisht, si nga raportet vendore ashtu edhe nga ato ndërkombëtare.
Nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe së fundi edhe nga Raporti i Progresit, vlerësohet lart puna gjatë vitit 2019-2020 e drejtorit të ATK-së dhe të tjerëve që u shkarkuan. Kjo qasje degraduese është duke i dëmtuar rëndë institucionet shtetërore të cilat u organizuan me shumë sfida dhe nuk janë ndryshime menaxheriale që mund të tëjkalohen pa pasoja. Ndryshimet me qëllime të caktuara u dëshmuan të dëmshme dhe të pariparushme për shumë institucione! Uroj që kjo logjikë qëverisëse hakmarrëse ndaj profesionistëve, të mos përsëritet!
Autori është ekonomist dhe profesor Universitar, Prof. Ass. Dr. Bashkim Mustafa
Comments