Man City mposht Arsenalin në derbin e javës në Ligën Premier

62

Manchester City e ka mposhtur Arsenalin me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen derbi të vlefshme për javën e pestë në Ligën Premier.

Ekipi i Pep Guardiolas i është kthyer fitores pas dy dështimeve, pasi ka mposhtur Arsenalin në takimin e zhvilluar në Etihad.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Cityt, të cilët krijuan më shumë, menaxhuan lojën dhe shënuan edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 23-të të ndeshjes dhe ishte Raheem Sterling, i cili shënoi për 1-0.
Në pjesën e dytë, Arsenali pati diçka më shumë nga lojë në tentim për tu rikthyer në lojë, ndërsa nuk munguan rastet.

Megjithatë, edhe pas disa tentimeve nuk arritën ta gjejnë rrjetën dhe në fund ndeshja përfundoi me fitoren 1-0 të Cityt.
Pas kësaj fitore, City e sheh veten në pozitën e dhjetë më shtatë pikë, ndërsa Arsenali renditet i pesti me nëntë pikë.

Në ndeshjen e radhës, Qytetarët udhëtojnë te West Hami, ndërsa Topçinjtë e presin Leicester Cityn. /Telegrafi/

Comments