Man Utd gabon, Tottenham merr tre pike të arta në fund
Manchester United nuk ka shkuar më shumë sesa barazimi 1:1 ndaj Everton, duke mos shfrytëzuar gabimet e Chelseat dhe Leicester.
Djajtë e Kuq e gjenden veten në disavantazh pas 36 minutave lojë, kur Lindelof shënoi në portën e gabuar.
Pas kësaj, skuadra e Solskjaer mori ‘frerët e lojës’ por realizoi vetëm njëherë me atë të talentit Mason Greenwood (77’).
Man Utd renditet në vendin e gjashtë me 25 pikë, kurse Everton me 18 pikë mban vendin e 16.
Tottenhami i Jose Mourinho ka marrë tre pikë të arta në udhëtim te Wolves, pas fitores 1:2 në fundin e ndeshjes.
Lucas Moura (8’) realizoi një gol të hershëm dhe fantastik, por iu kundërpërgjigj Adama Traore (67’_ në gjysmën e dytë.
Kur mendohej se sfida do përfundonte baras, mbrojtës Vertonghen (90+1’) shënoi në minutat shtesë për fitoren e londinezëve – të cilët ngjiten në vendin e pestë me 26 pikë, tre më pak se Chelsea që mban vendin e katërt. /Lajmi.net/