Manchester United nuk ndalet, shënon fitoren e katër rresht në Premier Ligë

665

Manchester United nuk është duke u ndalur në Premier Ligë, derisa sonte ka shënuar fitoren e katër rresht në katër javët e fundit. Viktimë e radhës për Manchester United ishte West Ham United, të cilën e mposhtën në Londër me rezultat 1-3

Manchester United duket se është hyrë në një formë të mirë.

Djajtë e Kuq kanë shënuar fitoren e katër rresht brenda katër javëve, pas një starti tepër të dobët që patën në Premier Ligë.

Tanimë skuadra e Ole Gunnar Solskjaer është ngjitur në vendin e katër dhe ka 19 pikë nga 10 xhiro të zhvilluara në Premier Ligë.

Ëest Ham e nisi shumë më mirë këtë ndeshje. Madje ata arritën që të shënojnë gol në minutën e 38-të me anë të Soucek.

Me rezultat 1-0 do të përfundonte pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Manchester United ishte një skuadër tërësisht tjetër dhe arriti që të shënoi plot tri herë në portën e Fabianskit.

I pari ishte Pogba që shënoi një supergol në minutën e 65-të.

Goli i përmbysjes erdhi në minutën e 68-të dhe kësaj radhe ishte Greenwood.

Për ta përmbyllur këtë ndeshje ishte aty Marcus Rashford që shënoi gol në minutën e 78-të.

Kjo fitore e ngrit Manchester United në vendin e katër më 19 pikë, dy më pak se liderët Tottenham dhe Liverpool. Por, kujtojmë se Manchester United ka një ndeshje më pak të zhvilluar. /GazetaExpress/

Comments