Maqedoni, lejet për lëvizje gjatë orës policore nga sot mund të merren në mënyrë elektronike

340

Që nga sot, Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë ka filluar një shërbim të ri elektronik për çdo qytetar që të kërkojë lejen e nevojshme të lëvizjes gjatë orës policore, përmes portalit uslugi.gov. mk, në vend që të dërgoni një email në MSHIA siç ishte më herët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministri Damjan Mançevski në një seancë për pyetjet dhe përgjigjet për lëvizjen e kufizuar tha se duhet të plotësohet një kërkesë (formular i unifikuar elektronik) ku ai të deklarojë arsyen pse kërkon leje dhe nëse është e nevojshme, të bashkëngjisë prova, për shembull nëse është për kujdesin e një personi tjetër duhet dokumentacion mjekësor.

MÖBEL THEMA

Leja do të lëshohet në mënyrë elektronike në postën elektronike të personit që e kërkon atë dhe nuk ka nevojë që fizikisht ta marrë. Mundet edhe përmes celularit ta tregojë nëse i kërkohet në kontroll, nuk ka nevojë ta shtypni atë. Lejet kanë një kod që policia mund të skanojë dhe kontrollojë në regjistrin e MSHIA-së për të vërtetuar nëse leja është e vërtetë.

“Ne jemi plotësisht të mbrojtur nga abuzimi. Kjo është një procedurë e automatizuar dhe e lehtë për qytetarët”, tha Mançevski./Telegrafi/

Comments