Mbyllet pa incidente protesta në Tiranë, vazhdon të mërkurën

54

Është mbyllur pa incidente protesta e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në Tiranë. Protesta nisi prej orës 16:30 dhe u organizua nga artistët dhe anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në Tiranë.

MÖBEL THEMA

Në mbështetje të tyre ka qenë edhe opozita. Në protestë ndodhen dhe ish-kryeministër Sali Berisha, kryetari i PD-së Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe ish-deputetë e militantë të opozitës.

Në këtë protestë nuk munguan as tensionet por pa eskaluar në dhunë, ku në dy raste shpërthyen kapsolla. Ndërkohë protesta do të vijojë të mërkurën në orën 17:30.

Comments