Më 28 nëntor përurohet Xhamia e Ali Pashës në Ohër

66

Më 28 nëntor, 2019, në orën 13:30, solemnisht do të hapet Xhamia e Ali Pashës në Ohër – njoftojnë nga Zyra për Shtyp e Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi, Kryetar i Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

MÖBEL THEMA

Xhamia është e shekujve XV-XVI dhe gjendet në Çarshinë e Vjetër të qytetit të Ohrit, në rrugën për në liqen, afër rrapit ose çinarit të madh të këtij vendi.

Ftojmë besimtarët musliman të jenë pjesë e hapjes së kësaj xhamie të bukur.

Comments