Melburn, prej sot nis karantina e plotë që do të zgjasë gjashtë javë

133

Qyteti i dytë më i madh në Australi, Melburn është nën karantinë të plotë nga dita e sotme e cila do të zgjasë gjashtë javë, pasi autoritetet po luftojnë me valën e dytë të koronavirusit.

Gjatë karantinës, shumica e dyqaneve dhe kompanive do të mbyllen, duke shkaktuar shqetësime te banorët për mungesat e mundshme të ushqimit.

MÖBEL THEMA

Prej mëngjesit, rrugët e qytetit me pesë milion njerëz, kryeqyteti i shtetit federal, Viktoria, i cili ka raportuar 471 raste të koronavirusit dhe tetë vdekjeve në 24 orët e fundit, janë bosh.

Australia tani ka gjithsej rreth 20,000 raste të Kovid-19 dhe 255 vdekje, që është më pak se shumë vende të tjera të zhvilluara.

Pandemia në Viktoria kërcënon të përhapet në vendet e tjera. Uellsi i ri jugor kumtoi dje për 12 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 483.

Comments