Mickoski: Mandati u uzurpua, Kushtetuta u shkel

75

VMRO-DPMNE-ja konsideron se Presidenti Stevo Pendarovski e ka shkelur Kushtetutën me vendimin që mandatin për formimin e Qeverisë t’ia dorëzojë liderit të LSDM-së, Zoran Zaev. Kjo parti pohon se pa dëshmi se Zaevi ka siguruar shumicë parlamentare, ka marrë shansin që në njëzet ditët e ardhshme të bisedojë, por, siç shprehen nga VMRO-ja edhe të tentojë të korruptojë deputetë. Sipas Mickoskit tre deputetë të VMRO-DPMNE-së kanë denoncuar në parti se kanë marrë premtime për privilegje.

„Sot e pamë se si ia jep mandatin një deputeti që nuk e ka shumicën në Kuvend. Nga ky moment secili qytetar duhet të dijë se kur do të përmendet në shtet krimi dhe regjimi hibrid i Zoran Zaevit, pjesë përbërëse dhe bashkëpunëtor i tij është Stevo Pendarovski. Stevo Pendarovski tregoi se nuk është president i të gjithë qytetarëve, e më së paku mbrojtës i Kushtetutës- deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa nuk ka dilemë se Zaevi është dashur të marrë mandatin nga shefi i shtetit.

MÖBEL THEMA

„Ishte e pritur që mandatin ta marrë Zoran Zaevi. Në përputhje me Kushtetutën dhe nenin 90, presidenti ia besoi mandatin Zaevit i cili duhet të formojë shumicë parlamentare- thanë nga Koalicioni AA – ААА.

 E pyetëm ish-gjykatësin kushtetues Trendafill Ivanovski nëse Pendarovski sot gaboi kur vendosi që mandatin për Qeverinë e re t’ia besojë Zaevit pa marrë me këtë rast garanci për shumicën.

„Presidenti i shtetit është ai që e përcakton mandatarin dhe ai duhet të vendosë kontakte dhe nuk është e thënë të kërkojë dëshmi me shkrim, por nëse ka njohuri për shumicë të mundshme ai është i detyruar që ta përcaktojë mandatorin në afat prej dhjetë ditëve- deklaroi Trendafill Ivanovski, ish-gjykatës kushtetues.

Edhe në vitin 2016 në zgjedhjet e atëhershme të parakohshme parlamentare mandati iu besua Nikolla Gruevskit nga Presidenti Gjorge Ivanov pa garanci për shumicë të siguruar në Kuvend.

Bojan Stojanovski

Comments