Mickovski: Që të mos shtrenjtohet rryma duhet të ulet marzha e furnizuesit universal

189

Që të mos shtrenjtohet çmimi i energjisë elektrike nevojitet vetëm që të ulet marzha e furnizuesit universal e cila është 11,5 për qind, deklaroi sot lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski.

Ai përkujtoi dhe tha në disa raste në Qeveri se çmimi i rrymës elektrike me liberalizimin tregut do të rritet dhe e sqaroi procedurën për formimin e çmimit të rrymës.

MÖBEL THEMA

“Çmimi i energjisë elektrike formohet në mënyrë në të cilën kompanitë energjetike paguajnë për shërbimin e tyre. Këtu mendoj për MEPSO, NEMO dhe EMV të tanishme – paralelisht ELEM për çmimin e energjisë elektrike të cilën e shet furnizuesi universal dhe këtu Elekstrodistribucioni, e cila është kompani private, në pronësi të EVN Maqedoni dhe këtu marzha të cilën e paguan furnizuesi universal. Marzhën të cilën e paguan furnizuesi universal – paramendoni e ka fituar ELEM i asaj kohe me marzhë më të ulët dhe ajo është 11,5 për qind. Domethënë shuma e përgjithshme e parave të cilën e paguajnë qytetarët për tarifat e kompanive shtetërore rritet për 11,5 për qind dhe kjo në fund të vitit në vitin 2019 ka shkaktuar që EVN Maqedoni të ketë fitim më të madh se dy miliardë ose rreth 35 milionë euro. Ja një mënyrë se si të ulet çmimi i energjisë elektrike, gjegjësisht të mos shtrenjtohet – vetëm duhet të ulet marzha e furnizuesit universal”, tha Mickovski.

Sipas tij, qytetarët e Maqedonisë dhe kompanitë vendore paguajnë marzhë e cila është më e larta në historinë e Evropës dhe e pakrahasueshme me shumë shtete më të pasura, ndërsa Qeveria është pronar dominues në MEPSO dhe EMV.

Comments