Ministri i Jashtëm i Italisë, Di Majo viziton Shkupin dhe Prishtinën

66

Ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, Luixhi di Majo sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Di Majo do të ketë takim me nikoqorin e tij, shefin e diplomacisë Nikolla Dimitrov, pas çka do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski dhe me kryeministrin Oliver Spasovski, ndërsa do të bisedojë edhe me liderë të partive politike.

MÖBEL THEMA

Vend qendror në bisedat, siç kumtojnë nga MPJ-ja, pritet të jetë ardhmëria e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, pas prezantimit të metodologjisë së re të BE-së dhe përkrahjes së fuqishme dhe aktive të Italisë për fillim të negociatave të Maqedonisë së Veriut në atë kontekst.

Në takimet do të shqyrtohen mundësitë për thellimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike, bashkëpunimi i përgjithshëm bilateral në të gjitha segmentet me interes të ndërsjellë, si dhe gjendet aktuale dhe bashkëpunimi rajonal.

Di Majo pas vizitës në Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut do të vizitojë edhe Kosovën.

Comments