Momente emocionuese: Ish-ushtari i UÇK-së kthehet në shtëpi, hap derën e lirisë!

1,308

Janë bërë 20 vite nga çlirimi i vendit tonë, pas një lufte të ashpër me armikun serb, që la ende plagë të hapura, shtëpi të zbrazura e persona fati i të cilëve nuk dihet ende.

Ndonëse 12 Qershori shfaq emocione të fuqishme krenarie, por edhe falenderimi për miqtë tanë ndërkombëtarë, veçmas Amerikën, kjo datë është edhe dhimbje për shumë kënd, përcjellë Indeksonline.

Sot u ndje më shumë se kurrë atmosfera e lirisë, sheshet e Prishtinës u vërshuan nga qytetarë të shumtë të cilët dolën për të përshëndetur personalitetet që ndihmuan në ndërtimin e shtetit dhe pavarësisë sonë, ish-presidentit amerikan Bill Clinton, ish-sekretares amerikane Madeleine Albright, ish-gjeneralit Wisley Clark dhe ish-presidentit kroat Stipe Mesiq.

 

 

Por, momentet e çlirimit të Kosovës dy dekada më parë janë të pashlyeshme në memorien e çdo kosovari.

MÖBEL THEMA

Përmes një fotografie emocionuese që thjeshtë s’do koment mund të shihni kthimin e një ish-ushtari të UÇK-së në shtëpi pas çlirimit nga armiku dhe pritja e bashkëshortes së tij, e cila e pret me krahë të hapur.

Deri sa ai paralajmëron lirinë përmes shkrepjes së revoles tek dera e shtëpisë, e që në traditën shqiptare jep lajmin e gëzimit.

Kjo fotografi u realizua më 12 Qershor të vitit 1999./Indeksonline/

Comments