Moti me diell dhe i ngrohtë, temperatura deri më 34 gradë

80

Moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla, me erë të dobët nga drejtimi jugor. Pasdite, kryesisht në rajonet malore do të ketë kushte për reshje lokale të shiut dhe bubullima të rralla. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 19 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 26 deri 34 gradë. UV=8.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Temperatura minimale do të zbresë deri 16 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 32 gradë.

MÖBEL THEMA

Nën ndikim të depërtimit të frontit atmosferik, të shtunën do të përqendrohet mot i ndryshueshëm dhe jostabil, vende-vende me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar, ndërsa lokalisht do të ketë procese intensive në formë të motit të lig me reshje më të rrëmbyeshme të shiut, zbrazje elektrike dhe dukuri të breshrit. Temperatura, posaçërisht në veri, do të ketë rënie të dukshme.

Kushte për destabilitet lokal me intensitet më të dobët do të ketë edhe të dielën pasdite, ndërsa nga e hëna pason moti stabil me ngritje të konsiderueshme të temperaturave ditore.

Comments