Mozzik dhe Tayna flasin lidhur me bashkëpunimin e tyre: Do të jetë hit
Tayna dhe Mozzik po vijnë me bashkëpunim.
Reperët Mozzik dhe Tayna po vijnë me një bashkëpunim.
Nga studio të dy kanë publikuar foto ndërsa kanë treguar se titulli i këngës do të jetë “Edhe ti”.
Ata madje mendojnë se kjo këngë do të jetë një ‘hit’.
“Ni MEGA per gjyse ore dmth🔥 Po dojm me ju shti LAKMIN deri sa t’del😛”, ka shkruar Tayna e nuk kanë munguar disa fjalë edhe nga Mozzik.
“E nënshkrujtem te Noteri qe domethon HIT e MEGAHIT!😈 Tayna ft. Mozzik – Edhe ti 🔥🔥🔥🔥🔥 @tayna #2EURO @cricket.music #Sëshpejti”, ka shkruar Mozzik pranë postimit ky dyshja shihen në studio./Lajmi.net/