“Nata e Zjarreve” në Prekaz, të gjithë në nderim të familjes Jashari [Live Video]

676

Qytetarë të shumtë, bashkatdhetarë nga diaspora dhe përfaqësues të institucioneve, për tre ditë me radhë u përkulën para varrit të Adem Jasharit, familjarëve të tij dhe të rënëve në marsin e 1998-ës në Prekaz.

Në ditën e tretë të Epopesë, dhe e fundit, duke filluar nga ora 17:45, ka filluar ndezja e flakadanëve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Sot ka përfunduar manifestimi gjithëpopullor në kujtim dhe nderim të Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroizmit të Komandantit Legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Pas ndezjes së flakadanëve, vazhdon manifestimi “Nata e Zjarreve” në Skenderaj, më të cilin aktivitet përmbyllet manifestimi treditor, në sheshin që mban emrin e komandantit Adem Jashari./IndeksOnline/

Comments