Ndërpritet debati mbi propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike

122

Komisioni për Çështje Evropiane ndaloi debatin mbi propozim-Ligjin për Prokurorinë Publike. Arsye për këtë sipas kryetarit të komisionit është ratifikimi i protokollit përfundimtar për NATO dhe ceremonia e ngritjes së flamurit para Kuvendit. Në debatin e ditës së parë u fol për përmbajtjen e ligjit, ku opozita kryqëzoi qëndrimet me ministren e Drejtësisë, Renata Deskoska. Ndaj propozimit janë propozuar dy amendamente të cilët do të shqyrtohen në ditën e dytë të debatit. Aleanca për Shqiptarët dhe deputeti i pavarur, Panço Minov kërkojnë ndryshimin e nenit 110, ky nen u tregua si kontestues pasi parasheh që “bombat” në të ardhmen të mos merren si bazë për akuzë./Alsat

MÖBEL THEMA

Comments