Ndotja e ajrit, partitë akuzojnë njëra-tjetrën

39

Cili pushtet ka kontribuar më shumë në ndotjen e ajrit, kush, sa dhe çfarë lloj autobusësh të transportit publik ka blerë, a është i nevojshëm subvencionimi i trotineteve elektrik dhe shporeteve me peleta, masat e kujt kanë dhënë rezultate. Për këtë debatuan anëtarët e Komisionit parlamentar të Transportit, Lidhjeve dhe Mjedisit pas informacionit të paraqitur nga deputetët e VMRO-DPMNE-së për ndotje enorme të ajrit, por konkluza konkret as nuk u ofruan e as nuk u miratuan. Dragan Danev nga radhët e VMRO-DPMNE-së tha se LSDM-ja erdhi në pushtet me premtime të mëdha për të luftuar ndotjen, dhe deri më tani asgjë nuk është bërë.

Kanë kaluar tre vjet dhe nuk është marrë asnjë masë cilësore. Përkundrazi, koksi i naftës që ndot në mënyrë të madhe importohet në të njëjtat sasi, nafta e kuqe importohet dhe përdoret në sasi të njëjta, mbetjet importohen madhe edhe në sasi më të mëdha, ndërsa qytetarët, deputet të respektuar të pushtetit, nuk ju votuan për këtë”-tha Dragan Danev – VMRO-DPMNE.

Deputeti i LSDM-së Acevski iu përgjigj duke thënë se opozita temën e përdor vetëm për sulme politike pa propozuar zgjidhje konkrete. Sipas tij, masat e tanishme japin rezultate.

Numri i ditëve të ndotura në vitin 2019 është zvogëluar dhe është në mënyrë drastike më i ulët se në vitin 2012. Dhe kjo bazohet në një analizë krahasuese që nëse doni do t’ua dorëzoj dhe e njëjta është e qasshme për publikun, do t’ua tregoj edhe faqen e internetit, nga të dhënat e stacioneve matëse për ndotjen e ajrit”-pohoi Kostadin Acevski, LSDM.

MÖBEL THEMA

Sipas Liljana Popovskës nga Partia për Ripërtëritje Demokratike, shteti nuk ndan fonde të mjaftueshme për të luftuar ndotjen, dhe nuk ka personel të duhur në institucione. Është e kënaqur që janë miratuar ligjet kryesore, por kërkon të miratohet edhe ligji për ndalimin e importit të mbeturinave të përdorura si lëndë djegëse. Tha se në terren ka rezultate të dobëta dhe se industria është ndotësi më i madh.

Industria e madhe dhe përfaqësuesit e industrisë së madhe që duan t’i anashkalojnë ligjet dhe që nuk duan të investojnë mjete janë si arinj të mëdhenj që shantazhojnë çdo qeveri dhe çdo parti të madhe dhe ata konsiderohen lojtarë kryesorë në shtet sepse sjellin rritje të mëdha të Prodhimit Bruto Vendor”-theksoi Liljana Popovska, PRD.

Shumica e anëtarëve të komisionit u pajtuan që vendi ka rregullativë të mirë ligjore, por zbatimi në terren mbetet i dobët.

ALSAT

Comments