Në Has të Prizrenit vetura godet tre persona (VIDEO)

133

Në fshatin Ramajë të Prizrenit një makinë ka goditur tre persona. Ngjarja ka ndodhur dje gjatë ditës.

Gazeta Express mëson se personat kanë marrë lëndime të lehta trupore edhe pse nga video shihen se janë goditur bajagi shumë.

Siç shihet në video aksidenti ka ndodhur derisa makina tentoi t’i ikte aksidentit me makinën tjetër përballë që vinte nga krahu i kundërt.

Gjithashtu, kujtojmë se dje gjatë ditës moti në Kosovë ka mbretëruar me shi, e si rezultat janë shkaktuar shumë aksidente.

Comments