Negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në rend dite të ministrave të BE-së

116

Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së sot në Bruksel do të bisedojnë për metodologjinë e re për negociatat aderuese të propozuar nga Komisioni Evropian (KE), por nuk do të sjellin konkludime derisa nuk publikohen raportet për avancim reformues të Shkupit dhe Tiranës, njofton KOHA.

Në rend dite të Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së sot janë paraparë diskutime të zgjeruara për samitin e ardhshëm të liderëve dhe për negociatat për partneritetin e ardhshëm të BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Pasi të përfundojnë këto diskutime, ministrat parashikojnë pikë dedikuar metodologjisë së re për zgjerim që e publikoi Komisioni Evropian para disa javëve. Pritet të përsëritet se reforma e kësaj metodologjie duhet të zhvillohet paralelisht me hapjen e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por nuk do të mund të sillen kurrfarë konkludime derisa vendet anëtare nuk kanë mbikëqyrje në raportet e BE-së për avancim reformues.

Këto raporte duhet të publikohen javën e ardhshme, me siguri mes dy dhe pesë marsit, sipas informacioneve të marra në Këshillin e BE-së.

MÖBEL THEMA

Maqedonia e Veriut i ka plotësuar të gjitha kriteret formale, ndërsa me sjelljen e ligjit për Prokurorinë publike, autoritetet shpresojnë se në tryezë do të jetë edhe një argument në favor të fillimit të negociatave gjatë këtij viti.

Mbetet e pasigurt si do të veprojnë Holanda, Danimarka dhe Franca, të cilat janë kundër zgjerimit tani për tani. Holanda dhe Danimarka veçanërisht kanë rezerva ndaj Shqipërisë, por duke e pasur parasysh atë se Franca, por edhe vende të tjera, refuzojnë ndarjen të Shkupit dhe Tiranës, Haga dhe Kopenhaga nuk do të kishin zgjidhje përveç të bllokojnë sërish. Në këtë kontekst është me rëndësi si do të deklarohet parlamenti holandez pas publikimit të raporteve për avancimin reformues.

Si edhe në tetor të vitit të kaluar, qeveria e Holandës duhet ta respektojnë qëndrimin e parlamentit. Atëherë deputetët holandezë u deklaruan për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut, por jo edhe me Shqipërinë, për çka Haga i bllokoi të dyja vendet, sepse mbizotëronte qëndrimi se nuk mund të ndahen dy kandidatet.

Emanuel Makron më vonë sqaroi se ndarja e dy vendeve do të ishte “e rrezikshme” dhe do të kishte pasoja negative për tërë rajonin. (koha.mk)

Comments