Nis ndërtimi i stadiumit nacional të Kosovës

174

Kanë nisur punët për ndërtimin e stadiumi të ri të përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Kështu së paku ka bërë të ditur një zyrtar i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport e Kosovës.

Florim Kryeziu ka publikuar disa fotografi dhe një video teksa shihet se kompania ndërtuese ka nisur punët fillestare.

MÖBEL THEMA

Stadiumi nacional do të ndërtohet në magjistralen Prishtinë – Drenas dhe pritet të kushtojë rreth 50 milionë euro gjersa do të ketë kapacitet prej 30 mijë ulësesh.

Arena, e cila pritet të jetë gati deri në vitin 2021, do të ndërtohet nga korniza e betonit që do të mbështesë tasin e ndenjëseve dhe një kornizë çeliku të lehtë duke mbajtur fasadën strukturore të pëlhurave të stadiumit.

“Struktura e re urbane do të jetë një urë për njerëzit, duke i bashkuar ata me gëzimin e sportit”, ka thënë Murat Tabanlioglu, themelues i studios nga Stambolli, Tabanlioglu Architects.

Ai do të ndërtohet së bashku me dy fusha të trajnimit, si dhe një grup ndërtesash që strehojnë objekte tregtare dhe argëtuese. /Telegrafi/

Comments