Nis takimi i radhës mes VV’së dhe LDK’së për koalicionin

83

Ka filluar takimi mes krerëve të LDK’së dhe VV’së në Kuvendin e Republikës së Kosovës si përpjekje e radhës për arritjen e një koalicioni për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të 6 tetorit, shkruan Gazeta Express.

Aty kanë arritur kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, bashkë me Vjosa Osmanin, Agim Veliun, Lutfi Hazirin e Avdullah Hotin.

MÖBEL THEMA

Ndërkohë nga Lëvizja Vetëvendosje kanë arritur Albin Kurti e Besnik Bislimi.

Ky takim mes dy partive vjen si vazhdë e përpjekjeve për arritjen e një koalicioni për bashkëqeverisje, meqenëse asnjëra prej partive s’ka marrë vota mjaftueshëm për të qeverisur vetëm.

Dy partitë kanë pasur edhe dje një takim, ndërkohë Glauk Konjufca, kishte thënë se ka pasur përafrime prandaj takimet do të vazhdojnë në mënyrë intensive./Express/

Comments