Nisma e AKR ‘përforcohen’ edhe me një deputet, Veton Berisha u bashkohet grupit të tyre në Kuvend
Grupi Parlamentar i Nisma-AKR, është përforëcuar me një deputet.
Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha i është bashkuar këtij grupi, shkruan lajmi.net.
Këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, deputeti i Nismës, Endrit Shala.
“Nga sot deputeti i Kuvendit të Kosovës z.Veton Berisha i bashkohet Grupit Parlamentar NISMA Socialdemokrate-AKR!”, ka shkruar ai.
Ndryshe, para disa ditësh lëvizje të deputetëve kishte paralajmëruar Daut Haradinaj i AAK-së.
Ai kishte thënë madje se edhe deputetë të pakënaqur të opozitës do t’i bashkohen partive që aktualisht janë në pushtet. /Lajmi.net/