Një i vdekur dhe 12 të plagosur pas të shtënave me armë në një dyqan ushqimesh në ShBA

116

Policia në Tennessee të Shteteve të Bashkuara thotë se një person është vrarë nga të shtënat masive në një dyqan ushqimor dhe 12 persona të tjerë janë plagosur, shkruan BBC.

Sulmi ndodhi në Collierville të enjten pasdite rreth 56 kilometra në lindje të qytetit të Memphis. Policia nga rrethet fqinje ka mbërritur në dyqanin ushqimor Kroger për të ndihmuar rreth hetimeve.

Sulmuesi, i cili është mashkull, vdiq në vendngjarje nga një plagosje e dyshuar e vetë-shkaktuar me armë zjarri.
“Është ngjarja më e tmerrshme që ka ndodhur në historinë e Collierville”, tha shefi i policisë.

Moebel THEMA

Një automjet që besohet se i përket sulmuesit është ende në parkun e makinave, tha shefi. Hetuesit po presin më shumë pajisje në mënyrë që të inspektojnë me siguri automjetin, “si dhe disa prona që janë mbi të”, tha ai, duke iu referuar vrasësit.

Disa nga dymbëdhjetë të plagosurit kanë pësuar “lëndime shumë të rënda”, tha ai, dhe njëri vdiq në vendngjarje. Oficerët e Swat shkuan “rresht në rresht, dhomë në dhomë, duke pastruar, dhe nxjerrë punonjësit që ishin fshehur”, vazhdoi ai.

“Ne gjetëm njerëz të fshehur në frigoriferë, zyra të mbyllura”, shtoi shefi i policisë. Policia ende nuk e ka identifikuar sulmuesin.

Comments