Një tjetër aksident trafiku, në Dollc të Klinës

120

Numri i aksidenteve në vendin tonë vazhdon të jetë shqetësues, vetëm dje tri përfunduan me fatalitet.

Në Dollc të Klinës sot është shënuar një vetaksident, e pak minuta më pas, po në të njëjtën pjesë, u aksidentua edhe një veturë.

Lajmin për këtë aksident e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Driton Rugova.

MÖBEL THEMA

Ai ka thënë se nga aksidenti një person ka marrë lëndime të lehta trupore.

Sipas imazheve mund të shihni se vetura është shkatërruar, derisa policia është në vendin e ngjarjes.

Madje, janë krijuar edhe kolona të gjata.

Comments