Nominimi i Vjosa Osmanit për kryeministre – Veliu e Haziri injorojnë mbledhjen e LDK-së

337

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Aty pritet të bëhet publik emri që do të jetë kandidat për kryeministër nga ky subjekt, shkruan lajmi.net.

Si më e përfolura për këtë pozitë është ish-deputetja, Vjosa Osmani.

Siç duket kjo ka bërë që Lutfi Haziri e Agim Veliu të mos shkojnë në mbledhjen e thirrur nga Mustafa.

Ndërkohë, ende nuk dihet zyrtarisht nëse partia e ka mënjanuar nga gara Lutfi Hazirin. /Lajmi.net/

Comments