Nora Gjakova: Është një ndjenjë e papërshkrueshme, nuk besoja që do merrja medaljen e artë

109

Nora Gjakova ka arritur të fitojë medaljen e artë olimpike.

Gjakova ka triumfuar në kategorinë -57kg në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, shkruan lajmi.net.

Pas fitores Nora ishte shumë e emocionuar në intervistën për media.

“Ende më duket e pabesueshme, e kuptova që jam kualifikuar në finale vetëm pasi shikova Driton Kukën”, tha fillimisht ajo.

Moebel THEMA

“Nuk e kam besuar që do ta fitoja sot medaljen e artë, kam synuar të fitojë medalje por nuk e besoja që do të ishte e artë”, vazhdoi ajo.

“Ky nuk është fundi i karrierës sime, shpresoj të vazhdoj me suksese të tjera në garat tjera, dua të falënderoj gjithë ekipin, trajnerin që është më meritori për sukseset tona”, shtoi ajo.

“E falënderoj Majlinda Kelmendin që na e ka hapur rrugën që unë dhe Distria të arrijmë këto suksese në Tokyo, nuk jam parë me Akilin në tunel, kam pasur shumë emocione për të dhe për vete”.

“Do të doja shumë që edhe Akili të fitonte medalje, por rëndësi ka që një medalje do ta dërgojmë në shtëpi”, përfundoi Nora Gjakova. /Lajmi.net/

Comments