Nxirren trupat e pajetë nga shtëpia në Gjilan

204

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në qytetin e Gjilanit në Kosovë, ku një police ka qëlluar me armë dy prindërit, dy vëllezërit dhe më pas veten e saj.

Autorja e kësaj tragjedie në Gjilan është Valdete Bllaca, e cila dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike ka qëlluar mbi familjarët e saj duke i lënë të vdekur në vend.

MÖBEL THEMA

Mediat kosovare kanë publikuar edhe disa nga fotot e të ndjerës, ndërsa sipas policisë së Gjilanit Bllaca ka qenë policë në trafik. Sipas burimeve jozyrtare, Inspektoriati Policor kishte raportuar më herët suspendim për Valdete Bllakan dhe herën e fundit kishte kërkuar ndryshimin e pozitës së saj.

Bëhet me dije gjithashtu, se dy prej trupave të pajetë të familjes Bllaka janë larguar nga vendi i ngjarjes e ndërsa ekipet e hetuesisë dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore ende vazhdojnë punën.

Comments