OBSH: Bota nuk do të rikthehet në normalitet në një “të ardhme të afërt”

89

Bota nuk do t’i rikthehet normalitetit të mëparshëm në një të ardhme të afërt, theksoi sot Organizata Botërore e Shëndetësisë pas një dite rekord me 230 000 raste me koronavirusin e ri.

“Virusi mbetet armiku publik numër një, por veprimet e shumë qeverive dhe personave nuk e pasqyrojnë këtë”, deklaroi për median drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus duke nënvizuar se shumë vende po shkojnë në drejtim të keq.

MÖBEL THEMA

OBSH-ja njoftoi dje një rekord ditor të infektuarish me mbi 230 000 raste të reja në botë.

Pjesa më e madhe e këtyre 230 370 rasteve dhe 5 285 viktimave të regjistruara më 12 korrik ishin nga shtetet e Amerikës së Veriut dhe Jugut, pasi vetëm në SHBA u regjistruan 66 281 raste.

SHBA, shteti më i prekur në botë, tashmë ka më shumë se 3,3 milionë raste dhe 135 mijë të vdekur.

Comments