Olivia Rodrigo do ta lansojë albumin debutues në muajin maj

41

Këngëtarja dhe aktorja 18-vjeçare, Olvia Rodrigo, e cila arriti suksese të jashtëzakonshme në toplistat muzikore me këngën debutuese “Driver’s License”, ka bërë të ditur se do ta publikojë albumin e parë muzikor më 21 maj të këtij viti.

Rodrigo e bëri të ditur lajmin krahas lansimit të këngës së dytë të karrierës së saj, “Déjà vu”.

Paralajmërimi i albumit dhe data e lansimit të tij u zbuluan në përshkrimin e kësaj kënge në YouTube, ku Rodrigo e ka ndarë edhe një link i cili ua mundëson fansave ta para-porositin albumin ende të patitulluar.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Këngëtarja akoma nuk ka komentuar rreth incizimit të ri për të cilin nuk dihen shumë detaje, por ka treguar se e ka shkruar këngën “Déjà vu” ngaqë gjithmonë ka qenë e fascinuar nga ky koncept.

Rodrigo është jashtëzakonisht e kënaqur me suksesin që e ka shënuar kënga debutuese, si dhe kulmin e lumturisë e kishte arritur në momentin kur idhulli i saj, Taylor Swift, e kishte përgëzuar online për këngën. Së fundmi ajo ka thënë se ky sukses është përtej një ëndrre të paimagjinueshme.

Ylli i shout televiziv “High School Musical: The Musical: The Series” e publikoi këngën “Drivers License”, më 4 janar të këtij viti. Ajo arriti të qëndroj në pozitën e parë të toplistës së 100 këngëve më të mira “Billboard”, për tetë javë rresht si dhe i ka dominuar toplistat tjera muzikore në SHBA dhe shtete tjera të botës. / KultPlus.com

Comments