Pamje të reja: Kolasinac i lufton plaçkitësit edhe pse nën kërcënimin e thikës [Video]
Janë publikuar pamje të reja të jashtëzakonshme nga tentim plaçkitja e yjeve të Arsenalit, Mesut Ozil dhe Sead Kolasinac, duke zbuluar sesa me trimëri i kishte luftuar dy sulmuesit mbrojtësi boshnjak.
Kolasinac shihet në video duke qëndruar sypatrembur edhe pse i afrohen dy sulmuesit me motor, njëri duke e mbajtur në dorë një thikë dhe duke e kërcënuar me të, raporton Gazeta Express.
Sulmuesit, të veshur në të zeza dhe me helmeta, ndiqen nga futbollisti boshnjak në incidentin që ndodhi më 25 korrik në veriperëndim të Londrës.
Pamjet e reja të publikuara nga Policia Metropolitane e shfaqin Kolasinacin duke iu përgjigjur me grushte sulmuesve dhe duke i larguar ata nga makina e Ozilit, edhe pse po kërcënohej me thikë.
Dy sulmuesit, Jordan Northover dhe Ashley Smith janë deklaruar të fajshëm para gjykatës për tentim-plaçkitjen ndaj dy yjeve të Arsenalit. /Gazeta Express/
#JAILED | Two men plead guilty after attempting a brazen robbery in #Hampstead.
CCTV footage shows they didn't hesitate to draw a weapon when making demands but didn’t bargain on being challenged. One victim stood his ground and fought the suspects off 👉 https://t.co/x1PURsQ6sz pic.twitter.com/7fLmlp8dDA
— Metropolitan Police (@metpoliceuk) November 6, 2019