Pamje të reja të grabitjes së bankës në Shtime [Video]

1,089

Kanë dalë pamje të reja nga grabitja e armatosur e ndodhur mëngjesin e sotëm në “Raiffeisen Bank”, në Shtime.

Katër grabitës pasi dolën nga banka, duke u larguar nga vendi i ngjarjes kanë shtënë me armë në drejtim të policisë.

 

Indeksonline raportoi ekskluzivisht për këtë grabitje, duke siguruar edhe video të momentit.

 

MÖBEL THEMA

Asnjë person nuk është lënduar nga të shtënat, ndërsa policia po punon në identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

Të dyshuarit kanë ikur në drejtim të panjohur me një kombibus me ngjyrë të kuqe.

Ende nuk ka informacione se sa është shuma e parave të grabitura./Indeksonline/

Comments