Pandemia shqetëson Japoninë në prag të Lojërave Olimpike

351

Autoritetet japoneze janë shprehur të shqetësuara se variantet e reja të koronavirusit janë duke e gjeneruar valën e katërt të pandemisë në vend, teksa kanë mbetur vetëm edhe 109 ditë para fillimit të Lojërave Olimpike në Tokio.

Droja e shprehur e autoriteteve japoneze e reflekton rëndimin e gjendjes së pandemisë në prefekturën e Osakas, ku për shkak të rritjes së infektimeve synohet izolimi njëmujor, duke nisur nga e hëna.

Varianti britanik i koronavirusit ka mbërthyer rajonin e Osakës, duke u shpërndarë më shpejt dhe duke i rënduar kapacitetet e sistemit shëndetësor. Këshilltari kryesor qeveritar për pandeminë, Koji Wada, ka paralajmëruar se vala e katërt do të jetë më e madhja.

Deri më tani, Japonia ka shpallur dy herë gjendjen e jashtëzakonshme, gjatë pothuajse gjithë vitit të kaluar.

Aktualisht zyrtarët janë duke i përzgjedhur masat më të sakta, të cilat ua mundësojnë qeverive lokale kufizimin e kohës së punës për bizneset dhe të vendosin gjoba për moszbatimin e masave./ KultPlus.com

Comments