Panik te ”tiks.app”, qytetarët ia zbuluan ‘hilet’ e tyre

60

Faqja që merret me shitjen e biletave për ndeshjen vendase të Kosovës, ”tiks.app” duket se ka hyrë në panik.

MÖBEL THEMA

Dështimi i shitjes së biletave edhe për ndeshjen e madhe Kosovë – Angli, ku qytetarët kishin probleme të shumta, ka bërë që të hidhen akuza drejt tyre që merren me to.

E një qytetar, i cili punon si IT, duket se ka kuptuar ‘hilet’ e tyre, përcjell lajmi.net.

Ai më parë publikoi një foto në faqen e ”tiks.app” në Facebook, ku zbuloi detaje të hollësishme sesi po bëhet manipulimi me vota.

Por duket se përgjigja e tij ishte pëlqyer nga shumë qytetar, dhe ”tiks.app” hyri në panik duke fshirë komentin brenda një ore.

Vetëm disa minuta më parë një përdorues i Facebook u ankua përmes një fakti tjetër që e shihni në foton e mëposhtme – për të cilin FFK-ja thoshte se po shkonte në mënyrë të rregullt.

Se çfarë ka ndodhur vërtetë kanë personat e lartpërmendur, të cilët po mohojnë një gjë të tillë. /Lajmi.net/ 

Comments