Paralajmëroi hetime për vërshimet, PDK i përgjigjet Kurtit: Je tre ditë me vonesë në reagim

75

Nga Partia Demokratike e Kosovës i kanë reaguar kreut të VV-së, Albin Kurti për komentet e këtij të fundit në lidhje me përmbytjet e fundit të shkaktuara nga reshjet në Kosovë.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyqi, me anë të një postimi në Facebook ka akuzuar Kurtin për reagim të vonshëm dhe për përdorim për qëllime elektorale nënë Ferdonijen nga Gjakova, së cilës edhe i është dëmtuar shtëpia muze, shkruan lajmi.net.

Ai ka rikujtuar faktin se u.d e Presidentit, Vjosa Osmani, ka kompetencë për të mobilizuar institucionet, por që ajo ka vendosur të udhëtojë në Bruksel pa pasur fare nevojë.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Postimi i plotë i Bytyqit:

Vetëm njoftone z. Kurti se vërshimet janë duke ndodhur që para tri ditëve edhe për vet faktin se po reagon me vonesë e po e përdorë Nënën Ferdonije në kohë fushate, tregon se Albini në mungesë të platformës politike është duke u marrë prapë me popullizma.

Edhe mos të harroj, U.D. e Presidentes që z. Kurti e ka vendosur në atë pozitë, ajo ka autoritet kushtetues për t’i mobilizuar institucionet, por, ajo ka vendosur që të udhëtojë në Bruksel fare pa nevojë.

Ndërsa, z. Kurti pas disa ditëve iu paska kujtuar që t’i thotë disa fjalë për vlerësim të situatës, por, këto nuk janë zgjidhje për problemin. /Lajmi.net/

Comments