Parlamenti kërkon pavarësim të plotë
Kuvendi do të fitojë pavarësi të plotë nga institucionet tjera të shtetit. Kjo përmes Propozim ligjit për Kuvend, nevojën për miratimin e të cilit e mbështetën unanimisht deputetët e të gjitha partive politike. Propozim ligji i ri, i mundëson Kuvendit pavarësi nga pushtetet tjera në aspekt të menaxhimit me administratën e parlamentit.
Në bazë të ligjeve përkatëse për Administratë shtetërore dhe publike Parlamenti si institucion ka qenë i obliguar që paraprakisht, për çdo vendosje, për çdo avancim, për çdo punësim ka pasur për obligim që ti drejtohet Ministrisë së financave dhe ministrisë së Shoqërisë administrative dhe Administratë që nga ata të sigurojë pëlqimet e duhura pa të cilat nuk do të mund të bëhej asnjë veprim në këtë drejtim”, ka deklaruar kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, gjatë arsyetimit të ligjit.
Me ndryshime të ligjit, ka shtuar Xhaferi, “mundësohet që nëpunësit shtetëror për angazhimin specifik që kanë në Parlament kundrejt pagës konformë ligjit për nëpunësit shtetëror dhe metodologjis së vlerësimit të pikëve për rrogën e tyre të kenë mundësi që nga rroga bazë të mund të llogarisin deri në 30 % për angazhimin specifik jashtë orarit të punës gjatë punës në parlament”.
Teksti i Propozim ligjit, është hartuar në bashkëpunim me Ambasadën e Zvicrës dhe Qendra për zhvillim në Shkup NDI. Propozim ligji është bërë në procedurë të shkurtuar dhe pas shqyrtimit nga komisionet amë në Parlament do të miratohet.
Mefail Ismaili