Pensionistë nga i gjithë shteti shoqërohen në Tetovë në “Takim multietnik”

45

Mbi 400 pensionistë prej 22 shoqatave të pensionistëve nga i gjithë shteti sot në Tetovë janë mbledhur në një “Takim multietnik”. Shoqata e Pensionistëve të Tetovës nga viti 1998 pothuajse çdo vit e organizon këtë takim.

“Takimi multietnik mbahet pothuajse çdo vit në Tetovë për një arsye të thjeshtë që qyteti ynë është qytetet multietnik dhe e ka bazën kryesore ku bëhen këto manifestime. Qëllimi i këtij manifestimi është të shoqërohemi, të argëtohemi, të njihemi, të shkëmbejnë mendime midis pensionistët dhe probleme dhe punë të tjera të cilat paraqiten”, deklaroi Selver Memeti kryetar i Shoqatës së Tetovës.

MÖBEL THEMA

Pensionistët e pranishëm në takim i përshëndeti kryetarja e Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve Stanka Trajkova.

Në të gjithë vendin ekzistojnë 53 shoqata të pensionistëve me gjithsej 273 mijë anëtarë.

Comments